Teoria e Viruseve,Sigurimi i Kompjuterëve !

Autor : Qamil M.Plakaj-qmp IT Support&Programing ELKOS GROUP

E-Mail : qamilp@hotmail.com

Teoria e Viruseve,Sigurimi i Kompjuterëve !

____________________________________________________________________

Ketu Posht do Mundeni te Lexoni dicka mbi Viruset !!!

ÇFARE JANE VIRUSET ?

Viruset jane programe te ndertuara mbi kod dhe/ose skripte, qe ndryshe nga programet e tjere ne kompjuter, ndertohen ne shumicen e rasteve me qellime dashakeqe (per te shqetesuar dhe bezdisur perdoruesin e kompjuterit apo per te demtuar). Them ne shumicen e rasteve, sepse ne raste te rralla ka edhe viruse qe krijohen me qellim mbrojtjeje, sic ben NATO, FBI apo organizata te tjera te rangjeve te tilla (Sic ben kohet e fundit edhe Shqiperia e cila ka blere ndonje version te vjeter te Magic Lantern). Shto ketu edhe kategorine e Trojanve te publikuar me licence RAT (Remote Administration Tool). Disa viruse infektojne fajllat .com apo .exe, ndersa disa te tjere perhapen duke i’u bashkangjitur pershembull dokumenteve Word apo Excel. Kur nje fajll i infektuar aktivizohet nga perdoruesi, (sipas llojit), aktivizohet ne format e tij te ndryshme edhe vete virusi. Viruset kane nje “payload”. Me fjalen “payload” nenkuptohet qellimi final per te cilin eshte ndertuar ai virus, pra dicka e ngjashme me levizjen “mat” ne shah. Sot ekzistojne dhjetera mijera viruse te shkruajtur ne gjuhe te ndryshme programimi.Sa per te krijuar nje ide per shpejtesine eksponenciale te zhvillimit te tyre po jap nje statistike te vetme, per vetem njerin nga llojet e shumta te viruseve. Ne vitin 1986, u diagnostikua boot virusi i pare. Deri ne vitin 2002 kjo shifer ka arritur ne 70.000 te tille.

LLOJET E VIRUSEVE

Megjithese ekzistojne shume lloje virusesh dhe mini-programesh te ngjashme, nje klasifikim i shpejte i ketyre mund te behet si me poshte :

- Viruset Boot Sector : Keta jane llojet e viruseve qe infektojne zonen e USB apo Hard Disqeve ku ruhen fajllat e sistemit. Kur e startoni kompjuterin tuaj nga nje Hard Disk i infektuar, keta lloj virusesh aktivizohen. (Michelangelo, Brain…)

- Viruset e Fajllave : Ky eshte lloji i viruseve qe aktivizohet dhe prek fjallat e progameve me prapashtesen si .exe dhe .com. (Chernobil[Win.CIH]…)

- Viruset Makro : Keta jane virus skripte te vegjel te cilet perhapen me ndihmen e produkteve te paketes Office, si Word, Excel etj. Duke perdorur scriptet macro keta lloj virusesh mund te bejne me teper se sa mund te mendohet. (Laroux…)

- Viruset ActiveX dhe Java : Keta jane viruse qe mund te shfrytezojne kontrollet e ndryshme qe mund ti jene shtuar nje faqeje web. (Gigger…)

- Viruset Multipartitate : Ketu bejne pjese llojet e viruseve te cilet shfrytezojne njekohesisht disa teknika perhapjeje.

- Viruset Polimorfe : Keta jane viruse te cilet shumohen duke e nderruar vazhdimisht identitetin e tyre.

- Worm-et : Keta tashme jane perfshire prej kohesh ne kategorine e viruseve me rrezikshmeri te larte. Keta ne pergjithesi perhapen nepermjet rrjeteve. Keta nuk e ndjejne nevojen per te infektuar skedare qe te perhapen. Veteshumohen duke infektuar fillimish sistemin dhe me pas duke u shperndare ne rrjet infektojne edhe kompjutera te tjere. Worm-et ne pergjithesi programohen qe te shperndahen ne kompjutera te tjere duke perdorur LAN(rrjeti local ne nje zyre ose firme) dhe posten elektronike. Shume prej tyre mbartin vecorite, dhe sillen edhe si macro, edhe si viruse fjallashe. (Melissa, I Love You, Nimda…)

- Trojanet : Trojanet sic mund ta keni imagjinuar e marrin emrin nga Kali i Trojes dhe sillen pikerisht ne kete menyre. Meqenese perbejne nje rrezik te larte per sigurine keta klasifikohen edhe si viruse. Keta nuk veteshtohen dhe nuk infektojne ne rast se nuk aktivizohen me apo pa dashje nga viktima. Keta preferohen mjaft nga ata qe vetequhen hacker dhe sherbejne per te kontrolluar ne largesi kompjuterin e infektuar. Normalisht keta programe perbehen nga dy pjese : Klienti dhe Serveri, ku ky i fundit eshte fajlli qe infekton kompjuterin viktime. Nje trojan mund te kryeje veprime nga me te thjeshtat, deri te me te rrezikshmet… pershembull edhe te formatoje kompjuterin viktime.

- Hoax : Keto ne pergjithesi jane mesazhe te derguara nepermjet internetit, te cilat permbajne keshillime, lajme apo sugjerime te rreme. Pershembull, nje lajmerim i mberritur nepermjet postes elektronike i cili ju keshillon te qe per arsye te ndryshme (normalisht te rreme) te ndermerrni me doren tuaj veprime qe do te demtonin sistemin tuaj. Ne raste te tilla vlen te kontrollohet dhe sigurohet mire burimi nga i cili vjen nje informacion i tille.

- Jokes : Nga vete emri i tyre, keta nuk jane viruse por programe qe simulojne mesazhe virusesh duke bere shaka dhe duke ngjallur panik te perdoruesi. Keta mund te behen edhe mjaft te bezdisshem.

Continue reading

Kendi Shfletues

Pershendetje
Sot deshta me ju tregu si ta bëni edhe ju një kend shfletues në faqen tuaj
Pra këndi duket kështu:
foto 1

Por nese ju e afroni kursorin tuaj ajo do dukët kështu:
foto 2

Ç’far duhet bër pra së pari shkoni këtu edh ruje ne Kompjuterin tuaj
pastaj Pastaj ruaj nën emrin tilla “esel.js”. Dhe mund të ngarkoj në ndonjë directory.
Dhe në fund, vijnë në – Admin -> Manage design -> Në cilën faqe ju dëshironi të instaloni baner. Dhe menjëherë pas kreu “head” e vendosni këtë

Cfarë janë NoFollow / Dofollow ?

Përshëndetje,

Në ktë artikull do të mësoni më gjërësisht rreth NoFollow dhe DoFollow. Po përdor termat anglisht pasi nuk di se si mund ti quaja në shqip (ndiq , mos ndiq)

Cfarë janë Nofollow & Dofollow e ku përdoren?

Përpara se të shpjegoj kto dy terma do dëshiroja të dinit dicka. Sa më shumë faqë tju bëjnë link (pra një link i faqes tuaj të jetë prezent në faqet e tjera) aq më mirë do renditeni në Google. Natyrisht vlejnë disa faktorë të tjerë si psh cila faqe ju bën link (nëse një faqe me pagerank 7 ju bën link do ketë më shumë influencë sesa nje backlink nga një faqe me pagerank 3). Pra sa më shumë backlinks të keni aq më mirë është.

Kur postoni një link, normalisht automatikisht do ket opsionin që një robot i google t’a ndjekë linkun që ju postoni. Pra nese postoni www.faqjaime.com, nëse një robot i google e sheh ktë link atëherë do shkojë të shohë se cfarë egziston tek faqa faqjaime.com. Pra kjo quhet Do-Follow. E kunderta, nëse nuk dëshironi të jepni prioritet faqeve të tjera quhet No Follow

Pra gjatë artikujve të ndryshem që ne shkruajmë na ndodh shpesh të përmëndim faqe të mëdha si Google, Yahoo apo edhe YouTube. Duke vendosur kodin html rel=”nofollow” botet e motorrëve të kërkimit nuk do i ndjekin faqet e tjera pasi ne i kemi dhënë komandën no-follow (mos ndiq)

Continue reading

Një Shpjegim i Përgjithshëm i “Batch Files”

Në ktë artikull do shpjegoj disa gjëra bazë rreth skedarëve batch si dhe disa kode të cilat mund tju hyjnë shumë në punë.

Cfarë janë batch files?

Batch Files nuk janë as më pak e as më shumë se disa lista komandash të mbledhura në një vënd. Zakonisht skedarët batch përdoren (ose përdoreshin) për të automatizuar çdo proçes i cili mund tju hante kohë nëse do bëheshe manualisht. Pra pasi krijon një batch file juve ju nevojitet thjesht ta ekzekutoni ate skedarë dhe komandat që keni shkruar brënda do ekzekutohen automatikisht. Po ta vini re, edhe vet Windows XP apo ndonje sistem operativ eshte i krijuar nga mijëra skedar batch.

Disa nga skedarët batch ne Windows do ti gjeni me kto prapashtersa :

  • .ini * – (initializing)
  • .cfg * -  (configuration file) – (skedarë konfigurimi)
  • .sys * – (system file) – (skedarë sistemi)

Si Të Krijojmë një Skedar Batch ?

Nëse dini komandat e duhura nuk ju ngelet gjë tjetër përveç se të hapni NotePad dhe te shkruani komandat qe deshironi te ekzekutoni. Mos harroni të vini prapashtesën .bat në të kundërt nuk do funksionojë. Continue reading

Google Timeline dhe Similar Images

logoGoogle Labs kane krijuar dy sherbime te reja qe i shtohen bashkesise se madhe te ofruar nga Google. Keto dy sherbime jane: Google News Timeline dhe Google Similar Images. I pari eshte nje sistem i ri dhe inovativ per te lexuar lajmet. Ne qofte se Google News i ka lajmet e organizuara ne kategori, sistemi i ri Timeline nuk ka kategori por lajmet jane te radhitura nga ana kronologjike. Ne kete menyre lexuesi mund te krijoje nje ide te radhes se eventeve. Sherbimi i dyte eshte dedikuar imazheve. Pervec kerkimit me keywords tashme mund te kerkosh edhe duke u bazuar ne ngjashmerite midis imazheve. Per te patur me te qarte se si funksionon shikoni videon e meposhtme te Google